-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rohde: Qeveria e Kosovës duhet të sjellë propozime për Asociacionin, e jo ta refuzojë me çdo kusht

Kryesoret

Për ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të zgjidhet dhe për këtë Qeveria e Kosovës duhet të sjellë propozime konkrete në tavolinë, e jo ta refuzojë atë në mënyrë eksplicite.

Sipas tij të dy palët në dialogë duhet të jenë jashtëzakonisht shumë konstruktivë sidomos në tema në të cilët nuk pajtohen assesi.

“Dëgjoj nga qeveria e Kosovës: ‘Po, një asociacion si Rugova është në rregull, e kështu me radhë’. Por mendoj se kur negocion, atëherë duhet të sjellësh propozime në tavolinë. Njëra palë thotë: ‘Këtë kam unë për të ofruar’ dhe tjetra: ‘Këtë dua ta pranoj’ dhe pastaj duhet të pasojnë takime. Por, deri tani propozimet e këtilla mungojnë. Thuhet: ‘Unë e dua këtë gjë’ dhe pala tjetër thotë ‘Jo’. Mendoj se kjo nuk është rruga e duhur për të arritur deri tek një zgjidhje”, ka thënë Rohde për Klan Kosova.

Rohde më tej duke folur për Asociacionin ka thënë se vendi i tij, por jo vetëm nuk e do një Republika Srpska të dytë, dhe sipas tij në këtë çështje Kosova duhet të bëjë një gjë – të propozojë oferta karshi kërkesave të Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit