-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, në pranga 2 të rinj

Kryesoret

Dy të rinj nga Tirana, të identifikuar si D.S., 20 vjeç dhe A.S., 22 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. Ata u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”,  duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Të rinjve iu sekuestruan dhe një automjet si dhe dy telefona celularë në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm i transportimit të emigrantëve të paligjshëm pasi në javët e fundit janë regjistruar shumë raste të tilla në Qarkun e Gjirokastrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit