Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti ka reaguar për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
“Të pashlyeshme në kujtimet tona do të mbesin vitet e angazhimit të tij në politikën kombëtare, ndërsa nga takimet që kishim bashkë do të kujtojë gjithmonë entuziazmin dhe përkujdesin që tregonte kur në tavolinën e bisedimeve ishte çështja mbarëkombëtare.
Përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së nderuar Nishani, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Presidentit Nishani!”, ka shkruar Ahmeti.