Për herë të parë që pas daljes së tij nga “ Big Brother Vip”, Donald Veshaj ka folur për marrëdhënien e tij me Beatrix Ramosaj.
Sapo dolën jashtë, u vu re se nuk po qëndronin bashkë dhe lidhjes së tyre i erdhi fundi.
Beatrix i dedikoi edhe projekte muzikore për të gjithë situatën që u krijua, por Donaldi dukej se e kishte mendjen tek ish e dashura, Bora Zemani.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas”, kur u pyet se pse erdhi ndarja e fundit, Donaldi u përgjigj shkurt duke thënë: “Nuk ngjitëm”. Këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk ka bërë ende një reagim për këtë.