-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donaldi u bashkua me Borën, Beatrix: Do ua mbyll gojën

Kryesoret

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shpallur fituesja e edicionit të 19-të në “Netët e klipit Shqiptar”. Kjo ishte dalja e saj e parë që pas përfundimit të ‘Big Brother VIP’.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte.

Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha portaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve,”-tha ajo.

E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, ajo tha se nuk i ka parë fare lajmet.

“Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë”-tha Beatrix.

Beatrix Ramosaj përjetoi një romancë e cila nuk zgjati shumë me aktorin Donald Veshaj brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit