-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Loja që u kthye në tragjedi, ja kush janë dy vëllezërit që u mbytën në liqenin e Prushit

Kryesoret

Dy të mitur në janë mbytur pasditen e djeshme në liqenin e Prushtit. Ditën e sotme kanë dale emrat dhe fotot e 2 vëllezërve që humbën jetën në liqen.

Mateo Taku, 14 vjeç dhe Klevis Taku, 10 vjeç, po luanin bashkë me 6 fëmijë të tjerë, me një litar, të cilin e kishin lidhur në një pishë buzë liqenit. Ato kapeshin pas litarit dhe rrëshqitnin për t’u hedhur më pas në liqen.

Kjo lojë është kthyer në tragjedi duke i marrë jetën vëllezërve. Fillimisht ka rënë në liqen 10 vjeçari dhe po mbytej ndërsa vëllai i madh u hodh për ta shpëtuar, por fatkeqësisht të dy u mbytën.

Trupat e dy fëmijëve të mitur u nxorën nga Polumbarët e RENEA-s, pas pak orësh kërkime, ndërsa tragjedia mund të ishte thelluar edhe më shumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit