Teksa raporti Donald Veshaj-Bora Zemani është qendra e vëmendjes së mediave rozë që prej tetorit të vitit të kaluar, Monika Lubonja duket se është lodhur nga kjo histori.
Edhe pse aktorja e mbylli “Big Brother VIP” me marrëdhënie shumë të mira me Donaldin, së fundmi nuk i ka shprehur kritikat dhe ka bërë disa deklarata të papritura. Në një intervistë në “Mirage”, ajo u ndal te trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, duke thënë se mes këtyre dy të fundit pati me të vërtetë kimi gjatë reality-showt.
“Kemi qenë te lavanteria dhe i kam thënë Fifit në një bisedë se gjërat po bëhen si serial indian. E dija që do ndodhnin ashtu, që te marrëdhënia Donald-Semi. Ndoshta është edhe eksperienca e jetës. Po të shikosh, unë kam qenë me Ilirin duke folur dhe Donaldi me Beatrixën kanë qenë një nga të vetmit çifte për të cilët kemi thënë se ka patur kimi në sytë e tyre. Edhe të Donaldit. Nuk dua të shkoj te paragjykimi, apo gjërat që njerëzit flasin. Ne pamë që të Donaldi kishte tërheqje të padiskutueshme. E dinë ata të tre se çfarë ndodhi, kur si qysh. Ne do bëjmë aludimet tona dhe do shkojmë te paragjykimet tona. Nuk e dimë ku çedoi”.-tha ajo.
Mirëpo, Monika u shpreh se Bora dhe Donaldi po i ngjajnë shumë telenovelave turke dhe janë bërë të mërzitshëm. Sipas saj e gjitha po bëhet për marketing.
“Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turk me sezone. Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mire”.- tha ajo duke shtuar se “Trixa unë besoj se realisht e donte Donaldin.”