Sot ndërroi jetë në Gjermani ish-presidenti Bujar Nishani. Lajmi i zi, tronditi PD-në dhe jo vetëm. Këshilli kombëtar i PD-së ishte mbledhur sot për të zgjedhur Kryesinë e re dhe mes emrave në listë për t’u votuar ishte dhe Nishani.
Aktori i njohur, Jul Deda, pjesë e këshillit kombëtar shkruan në një postim ngushëllues në Facebook se sot votoi emrin e tij, por lajmi që mori më pas ishte tronditës.
“Sot e votova pa asnje medyshje per te qene pjese e kryesise, ndersa ai, po sot, na dha nje lajm te keq. Personalisht te falenderoj per vleresimin qe kishe ndaj meje dhe familjes sime.
U prehsh ne paqe z. President…!” shkruan ai.