Jul Deda përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se më 24 nëntor 2024, ditë e dielë, nga ora 10:00 deri në 12:00, në hollin e Teatrit “Migjeni”, do të mbahet një ceremoni përkujtimore në nder të aktorit të madh Zef Deda.
Ai shprehu mallin dhe dashurinë e pashtershme për babain e tij, duke ftuar të gjithë ata që kanë kohë dhe dëshirë të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje.
“Pa merak, Bos, nuk do bëj rrëmujë. Duam të të kujtojmë ashtu siç e meriton: qetë, bukur, pastër dhe me lezet,” shkruan Juli.
Ai thekson se po e mban amanetin e të atit për ta kujtuar me buzëqeshje.