Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
“Me hidhërim të thellë mësova sot për largimin e parakohshëm nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, bashkëpunëtorët, kolegët dhe miqtë!
Vdekja e Presidentit Nishani është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare, të cilave ai u shërbeu me përkushtim, ndershmëri dhe thjeshtësi prej dekadash.
Prehu në paqe President Bujar Nishani!”, shkruan Sejko.
55