Sot ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare ish-presidenti Bujar Nishani. Në momentin që u dha lajmi i trishtë, po vijonte procesi i numërimit të votave për Kryesinë e PD-së.
“Mossss! Mossss!” ishte reagimi i kryetarit të komisionit të numërimit të votave në PD. Në moment, dikush afrohet dhe kryetari i komisionit e pyet “ta ndërpresim?
Ta lexoj emrin?”. Urdhër për ndërprerje nuk kishte dhe procesi i numërimit vijoi.