-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakeri “Killnet” kërcënon sërish Italinë, vendos datën dhe orën

Kryesoret

Pas sulmeve Ddos (Distributed Denial of Service) që goditën faqe të ndryshme institucionale ditët e fundit, hakerët prorusë të grupit KillNet po kërcënojnë sërish Italinë.

“30 maj – 05:00 pika e takimit është Italia!”, thuhet në një mesazh të postuar në Telegram, cituar nga Ansa.

Në një mesazh të mëvonshëm “Killnet” ironizon: “Më ka interesuar gjithmonë një pyetje: a i mbështet Rusia në përgjithësi aktivitetet tona? Meqenëse do t’i bëjmë një goditje të pariparueshme Italisë për shkak të luftës me Anonymous. A do të na kujtojnë të paktën në atdheun tonë?”.

Më parë, Anonymous e kishte bërë të paaksesueshme faqen pro-ruse ‘killnet.ru’, duke u shpallur luftë hakerëve ‘rivalë’.

Prokuroria e Romës ka hapur dosjen hetimore për sulmet e ditëve të fundit dhe ia ka deleguar hetimet specialistëve të Policisë Postare. Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, nga ana e saj, ka raportuar se sulmet e tipit Ddos mund t’i bëjnë faqet të padisponueshme për një periudhë të caktuar kohore, por nuk ndikojnë në integritetin e sistemeve.

Vëmendja është ende e lartë në funksion të një hapi të mundshëm në fushatën sulmuese. Kompanive dhe institucioneve ju është bërë thirrje që të rrisin mbrojtjen e tyre telematike kundër rrezikut të ndërhyrjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit