Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, përmes një postimi në faqen e tij facebook, ka reagur për ndarjen nga jeta të ish-arbitrit të njohur të FIFA-s, Hiqmet Kuka.
Postimi i Dukës
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hiqmet Kukës, një prej emrave më të shquar të arbitrimit shqiptar dhe një figurë që i dha shumë futbollit tonë.
Kontributi i tij si arbitër i FIFA-s dhe profesionalizmi që e karakterizonte do të mbeten një referencë për brezat e rinj.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuka, miqve dhe gjithë komunitetit të arbitrimit.
U prehtë në paqe!









