-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kisha Ortodokse e Ukrainës dhe pavarësia e plotë nga Moska

Kryesoret

Një degë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, që i qëndroi besnike Moskës edhe pas ndarjes në vitin 2019, tani thotë se ka shkëputur lidhjet me Rusinë. Në një deklaratë nga Kisha Ortodokse e Ukrainës dënohet agresioni rus i nisur në 24 shkurt, i cili ka marrë edhe mbështetjen e Patriarkut Kirill, kreut të kishës ruse.

Një degë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, që i qëndroi besnike Moskës pas një përçarjeje të vitit 2019, ka thënë se do të shkëpusë të gjitha lidhjet me kishën ruse, pas agresionit në Ukrainë. Shumë besimtarë e pranojnë këtë vendim, por të tjerë janë të shqetësuar rreth unitetit mes besimtarëve ortodoksë në Ukrainë.

“Për të qenë ortodoks, duhet vetëm të ndjekësh mësimet e kishës ortodokse. Sigurisht, jam pro kësaj ndarjeje. Krishti na mëson të jetojmë në dashuri dhe gëzim”, thotë Vitaliy, një besimtar ortodoks

“Kjo ndarje nuk prek më tej kishat tona në Ukrainë. E kuptoj që është vërtetë e vështirë të marrësh vendimin e duhur”, thotë një tjetër besimtar.

“Unë mendoj se ky vendim është i duhuri. Duhet të jetë një kishë e bashkuar ukrainase”, thotë Valentyna, besimtare ortodokse.

Udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në mbarë botën lejoi Ukrainën të formojë një kishë të pavarur nga Moska në vitin 2019, duke i dhënë fund kështu lidhjeve fetare shekullore midis dy vendeve.

Megjithatë, shumë famulli, veçanërisht në lindje të Ukrainës, zgjodhën t’i qëndronin besnike të Patriarkanës së Moskës.

Ndërkohë tani, pas një takimi të udhëheqjes së saj, kisha njoftoi se do të shpallte “pavarësinë e plotë” të saj nga Rusia.

Në një deklaratë nga Kisha Ortodokse e Ukrainës dënohet agresioni rus i nisur më 24 shkurt.

Patriarku Kirill ka dhënë bekimin e tij të plotë për agresionin rus në Ukrainë, një pozicion që ka shkaktuar ndasi në Kishën Ortodokse dhe nxitur një rebelim të brendshëm që teologët dhe akademikët thonë se është i pashembullt.

“Kisha ukrainase po përpiqet të jetë realisht e pavarur. Po përpiqet të prishë çdo lidhje me ata që na kanë ardhur me armë, me raketa këtu tek ne. Ne po shkëpusim lidhjet me vrasësit. Po shkëpusim lidhjet me patriarkanën e Moskës, e cila nuk i tha asnjë fjalë presidentit të Rusisë që të ndalë këtë luftë”, thotë Andriy Dudchenko, drejtues i kishës ortodokse të Ukrainës.

Sipas një studimi të vitit 2020 të qendrës “Razumkov” me bazë në Kiev 34% e ukrainasve janë anëtarë të Kishës Ortodokse të Ukrainës, ndërsa 14% janë anëtarë të Kishës Ortodokse të Ukrainës në varësi të Moskës. /VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit