-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: E mbylla konfliktin!

Kryesoret

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka publikuar një video nga fjalimi i Presidentit amerikan Donald Trump gjatë ngjarjes tradicionale National Prayer Breakfast në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoxhaj ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë në mendje dhe në zemër të Presidentit Trump, duke e cilësuar pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje si kënaqësi të veçantë.

“Kosova është sërish në mendje dhe në zemër të Presidentit Trump gjatë Lutjeve të Mëngjesit. Kënaqësi të isha pjesë e kësaj ngjarjeje”, ka shkruar Hoxhaj, duke shpërndarë edhe pamje nga fjalimi i Trump.

Ngjarja e Lutjeve të Mëngjesit mbledh çdo vit liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues institucionalë nga mbarë bota, ndërsa përmendja e Kosovës nga Presidenti amerikan shihet si sinjal i vazhdueshëm i vëmendjes së SHBA-së ndaj rajonit dhe vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit