-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi denoncoi “paktin” Berisha-Rama, Balla urdhër Mirakës: Hiq Saliun

Kryesoret

Partia Socialiste i bën thirrje Simon Mirakës, që të heqë emrin e Sali Berishës nga lista e deputetëve që mbështesin për të kandiduar për një mandat të dytë si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit ose në të kundërt do të rrëzohet në Kuvend. Komisioni i Ligjeve e miratoi pak ditë më parë me votat e PS-së, por Gazment Bardhi e denoncoi duke deklaruar se Simon Miraka është propozim i Sali Berishës.

“Jeni të pafytyrë se keni bërë një betim që nuk votoni asnjë person të propozuar nga “non grata”, ja tek e keni firmën, sapo votuat një person që është propozuar nga “non grata”, po ju tregoj se çfarë përfaqësoni ju, ata njerëz që tjetër thoni dhe tjetër bëni. Jeni betuar ju, keni 6 muaj, që do rrëzoni çdo dokument që vjen nga “non grata”-t, shpjegojeni votën tani”, u shpreh Bardhi.

Sot Taulant Balla e vlerësoi kandidaturën e Mirakës, por i vendosi kushtin. “Komisioni i Ligjeve e ka verifikuar elementët e përmbushjes së kritereve që plotëson ligji i posaçëm, por në aspektin tonë, sot të kandidosh për anëtarë të autoritetit të dosjeve dhe të marrësh firmën e Sali Beirshës, është si në diktaturë të kesh mbështetjen e sigurimit të shtetit. Sa kohë që në një dokument shfaqet firma e katranit me bojë (Sali Berishës) i kërkoj që të pastrojmë listën e emrave nga katrani me bojë” tha Balla, në të kundërt emri i Simon Mirakës rrëzohet në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit