Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është shprehur se në paketën e gjashtë të saksoneve, është e vështirë që BE-ja të përfshijë embargo dhe për naftën.
“Nuk ka qenë kurrë e lehtë. Është e njëjta gjë tani me paketën e gjashtë,” u tha ajo gazetarëve ndërsa mbërriti përpara një samiti të 27 liderëve të BE.
“Është shumë e rëndësishme të kemi drejtësi për të gjithë, nuk kemi gjetur ende një zgjidhje për këtë.
“Pritjet e mia janë të ulëta që do të zgjidhet në 48 orët e ardhshme. Por kam besim se më pas do të ketë një mundësi,” tha ajo.
BE kërkon miratimin e të gjitha vendeve anëtare për të vendosur sanksionet, pavarësisht se i shpalli ato gati një muaj më parë.
Siç kemi raportuar, Hungaria, e cila mbështetet shumë në naftën ruse, është kundërshtari kryesor i ndalimit të importeve.