-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania shpreson që BE të arrijë konsensus për embargon ruse të naftës

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz  shpreson që Bashkimi Europian të arrijë një konsensus për vendosjen e embargos të naftës ruse por nuk dha një afat kohor.

“Gjithçka që dëgjoj tingëllon sikur mund të ketë një konsensus dhe herët a vonë do të ketë,”- tha ai ndërsa mbërriti për një samit të BE-së në Bruksel. 

Sipas Sky News, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas tha se nuk ka gjasa që vendet anëtare të BE-së të arrijnë një marrëveshje të plotë për sanksionet e reja kundër Rusisë në samitin e sotëm.

“Nuk mendoj se do të arrijmë marrëveshje sot”, -tha zoti Kallas.

Ai shtoi se kishte më shumë gjasa që një marrëveshje të arrihet në samitin e ardhshëm në qershor. Diplomatët e BE-së po përpiqen të arrijnë një marrëveshje përpara një samiti dy-ditor të liderëve të BE-së që fillon këtë pasdite. 

Pika fillestare për bisedimet e tyre është propozimi i Komisionit Evropian nga 4 maji për raundin e gjashtë dhe më të ashpër të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Propozimi përfshin një ndalim të importit për të gjithë naftën ruse nga deti dhe tubacionet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit