-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kur kanë lindur gratë më inteligjente?

Kryesoret

Inteligjenca varet nga shumë faktorë dhe sipas një studimi të botuar në Byronë Kombëtare Amerikane e Kërkimeve Ekonomike (NBER), edhe sipas kohës dhe muajit të lindjes.

Studimi tregoi se burrat dhe gratë, por veçanërisht këto të fundit që kanë lindur në muajin shtator kanë një avantazh më të madh në zhvillimin e jetës akademike, karrierës dhe fushave të tjera. Personat e lindur në këtë muaj, kanë një mesatare më të lartë nga të tjerët, ndaj nuk është fare çudi nëse “ajo goca që i ka të gjitha dhjeta” ka lindur në shtator.

“Ne japim prova se ekziston një marrëdhënie pozitive mes moshës së fillimit të shkollës dhe zhvillimit kognitiv të fëmijëve (procesi i përvetësimit të njohurive dhe të kuptuarit përmes mendimit, përvojës dhe shqisave) nga mosha 6-15 vjeç, duke përdorur të dhënat e lindjeve në shkallë të gjerë të popullsisë dhe shkollave të shtetit të Florida”, – shprehet studimi, ndërkohë që thekson edhe të tjera sjellje apo karakteristika që përfshijnë veshjen, përzgjedhjen e ngjyrave, etj.

Pra, sipas studiuesve dhe ekspertëve, muaji në të cilin keni lindur zbulon disa detaje të rëndësishme rreth karakterit dhe mënyrës së sjelljes suaj dhe ne aprovojmë sepse nuk kemi njohur kurrë një Virgjëreshë që s’është detajiste, apo një Peshore që s’është diplomate dhe e balancuar.

Sigurisht, gratë që kanë lindur në shtator kanë karakteristika shumë pozitive, të cilat përpos inteligjencës, cekin edhe lirinë personale dhe dëshirën për t’u zhvilluar dhe për të ndjekur ëndrrat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit