Nasip Naço, deputet i PS, i ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”, foli për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Naço theksoi se opozita synonte të impononte emrat mazhorancës dhe hezitonte të propozonte emra.
“Klasa politike është në një moment që duhet të zgjidhte një president nga apo edhe nga shoqëria civile. Por problemet e brendshme duket se kanë ndikuar te opozita. Opozita e sotme ka 60 deputetë, të paktën 3 kandidatë duhet të dilnin nga opozita.
Opozita kërkonte të sillte emra dhe t’ia impononte mazhorancës dhe për këtë arsye nuk e mori mundimin të sillte një kandidat, të paktën në seancën e sotme. Mungesë e theksuar e opozitës”.
Naço tha më tej se Shqipëria do të ketë presidentin e ri brenda 6 ditësh, ashtu siç e parashikon kushtetuta. “Në raundin e katërt dhe të pestë e ka detyrimin mazhoranca për të propozuar kandidatin. Besoj deri ditën e premte do të mbahet raundi i katërt dhe do të zgjidhet presidenti i ti”, tha Naço.