Policia e Bulqizës ka zbuluar një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Sipas uniformave blu në vendin në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Muçës’, njësia Administrative Martanesh, kanë gjetur të kultivuara 324 fidanë të dyshuara bimë narkotike canabis sativa.
Për rrjedhojë janë proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Ballenjë dhe specialisti-roje i mjedisit. Ndërkohë që vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë
Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrollit të territorit goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Ballenjë dhe specialisti-roje i mjedisit.
Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, efektivët e DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Muçës’, njësia Adiministrative Martanesh, Bulqizë, kanë gjetur të kultivuara 324 fidanë të dyshuara bimë narkotike canabis sativa.
Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :
M. M. 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Ballenjë.
N. D., 63 vjeç, me detyrë specialist-roje mjedisi, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim Detyre”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, të përfshirë në këtë aktivitet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.