Kasi Gallanio, ish-princesha e Katarit, është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Marbella të Spanjës. Gallanio, gruaja e tretë e miliarderit Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare, mes betejës ligjore me ish-bashkëshortin e saj, të cilin e ka akuzuar për ngacmim seksual ndaj një prej fëmijëve të tyre.
Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, ajo pretendoi se ish-bashkëshorti i saj ka abuzuar seksualisht me një nga tre vajzat e tyre, megjithëse ai i ka mohuar akuzat. Gallanio u gjet e vdekur të dielën në mëngjes në Spanjë, ndërsa dyshohet se shkak është bërë mbidoza.
Ish-çifti janë prindër të dy binjakëve 17-vjeçarë, të cilët fillimisht jetuan me Al Thani përpara se të vendosnin të jetonin me nënën e tyre në Marbella. Ata kanë gjithashtu një vajzë tjetër, e cila është 15 vjeçe dhe jeton në një apartament luksoz në Paris.
Gallanio tha në një intervistë të fundit me Women’s World : “Dy nga vajzat e mia janë binjake. Ata donin të jetonin me mua, kështu që ai ndërpreu kontaktin me ta si dënim. Është shumë e trishtueshme sepse fëmijët kanë nevojë për të dy prindërit. E vogla nuk lejohet të flasë me mua, gjë që më trishton jashtëzakonisht shumë, sepse ajo merr shumë gjëra materiale nga babai i saj, kështu që është pothuajse si manipulim dhe shantazh. Është sikur të më mungonte një pjesë e trupit”.
Ish-çifti mbretëror janë prej 15 vitesh në një betejë të ashpër ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Ai e akuzoi viktimën se ishte e varur nga alkooli ka kishte probleme të shëndetit mendor,
Gallanio, me origjinë polake, u rrit në Los Anxhelos dhe u takua me Abdelazizin kur ajo ishte 19 vjeç. Çifti u martuan në 2004.