Trupi që është gjetur i pajetë në një fushë në Bypassin e Shkodrës, dyshohet se ka më shumë se 2 javë në fushën afër rrugës.
Ndërkohë që është zbuluar identiteti i saj, ajo ishte 37 vjeç dhe quhej Leze Qosja.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.
Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.