Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur këtë të martë kryetaren e Bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa, dhe Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Gelardina Prodani.
KAS vendosi të gjobisë me 100 mijë lekë Sefën dhe 25 000 lekë Sekretaren e MSH, pasi akuzohen për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022”