Bordi i Transparencës ka publikuar së fundmi çmimin e karburanteve që do të hyjnë në fuqi që sot.
Mësohet se nafta do të tregtohet me 248 lekë për litër, benzina do të tregtohet me 244 lekë për litër dhe gazi me 90 lekë për litër. Ndërkohë që gjatë 10 ditëshit të fundit të muajt maji nafta është tregtuar me 229 lekë po ashtu dhe benzina, ndërkohë që çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.
Njoftimi i plotë
Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 244 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.