Një sherr është regjistruar në plazhin e Durrësit për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasit: I. Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në bregdet.
Ata akuzohen për veprat penale: “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”.