Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri mori pjesë në homazhet që u zhvilluan në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se Nishani diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore!
“Homazhet në nder të ish – Presidentit Bujar Nishani, një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore!
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve. U prehtë në paqe”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.