Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur sërish për Ballkanin Perëndimor gjatë një konference të përbashkët për media që e pati me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, në Berlin.
“Një çështje që është shumë e rëndësishme për mua është e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë kancelari gjerman.
Ai shtoi se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me shtetet e Ballkanit “është çështje që e shqetëson personalisht”.