-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rusia po e përdor grurin si mjet lufte”/ Borrell: Kjo gjë duhet të marrë fund

Kryesoret

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell tha në një konferencë për shtyp në fund të punës së Këshillit të Asociimit BE-Jordan në Aman se Rusia po e përdor grurin se mjet lufte dhe se kjo gjë duhet të marrë fund.

“Ukraina, para luftës, eksportonte 5 milionë tonë grurë në muaj. Në maj eksportoheshin 10 herë më pak. Dikush në botë do të vuajë nga uria”, theksoi Borrell.

“Ne po përballemi me një luftë gruri, ku uria përdoret si një armë kundër më të cenuarve jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi. Ne duhet të marrim masa urgjente dhe të përshpejtojmë infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore për të siguruar eksportet dhe ne mbështesim përpjekjet e OKB-së për të gjetur një zgjidhje urgjente për hapjen e porteve”, vijoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit