Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar një serb të dyshuar për krime lufte gjatë periudhës së luftës.
Policia thotë se deri te identifikimi i tij arriti pas një pune hetimore.
Njoftim
“Fsh. Gurakoc, Istog mars-maj 1998 Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ai me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime. Ai po hetohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.