Redjan Rraja, i cili është arrestuar me akuzën për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja në seancën e sotme gjyqësore ka mohuar përfshirjen.
Ai u shpreh se nuk ka dijeni si janë përdorur gjurmët e tij të gishtave.
“Në një rast gjurmët e gishtave më janë marrë pa avokat. Nuk e di si janë përdorur.
Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. Më kanë marrë shumë rroba në makinë pas arrestimit” deklaroi ai.
Prokurori shpëtoi nga atentati, por u shkarkua nga vettingu.
Si pasojë e atentatit vdiq shoferi i prokurorit, teksa në makinë ishte edhe një personazh i njohur për drejtësinë, Landi Muharremi.