Distria Krasniqi i jep Kosovës një tjetër medalje të artë në Grand Slamin e Tbilisit.
Ajo fitoi në finale përballë Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë vetëm një minutë e tetë sekonda.
Distria raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti brazilianen, Maria Taba.
Në çerekfinale mposhti holandezen, Naomi Van Krevel.