Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë mbrëmjen e së enjtes, ku rrufeja ka goditur për vdekje një person.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Petrovë të Prizrenit, ndërsa viktima ishte drejtuar mjetin e tij traktor.
Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor.
“Fsh. Petrovë, Prizren 02.06.2022 – 16:32. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.
Sakaq, moti i keq ka përfshirë të gjithë Kosovën, ndërsa një tjetër goditje rrufeje ka rënë mbi minaren e një xhamie në Çifllak të Rahovecit, por për fat të mirë pa shkaktuar dëme.









