-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pra, Presidenti i ri është….!

Kryesoret

Nga Edi Oga

Realiteti dhe fiksioni dikur kanë qenë të ndara. Më parë realiteti ushqente fiksionin. Pastaj u kthye fiksioni të modelojë realitetin. Tashmë, në kohët moderne të informacionit të pakufizuar me teknologji të lartë, realiteti dhe fiksioni janë përzier keqazi. Secili prej nesh është konsumator lajmesh por edhe media me vete.

Secili prej nesh krijon një lajm, e shoqëron me pamje, e shpërndan në rrjet, i komenton presidentit të amerikës në Twitter apo debaton me kryeministrin shqiptar në Facebook!

Në fakt ky i fundit nuk po e ushtron më këtë “sport”! Nuk i bën më punë. Tashmë ai nuk ka nevojë të masë asnjë puls apo të testojë ndjeshmëri për të përcjellë vendimet e veta. Thjesht imponohet me to. Rasti më i fundit është ai i zgjedhjes së Presidentit.

I vetmi rast ku shqiptarët kanë qenë më kuriozë sesa sot, ka qenë rasti i fituesit të Big Brother VIP. Vini re ngjashmërinë midis Arbanës dhe Taulantit në menaxhimin e suspansës. Çdo gjë është në shërbim të spektaklit dhe të dy spektaklet ngjajnë.

Kohëzgjatja është e njejtë. Ushqimi mediatik po ashtu. Personazhet VIP që diskutohen dhe eleminohen çdo javë. Madje edhe fituesi do të shpallet në një ditë të premte.

I vetmi aspekt ku Big Brotheri Presidencial po ia kalon Big Brother VIP, është se tek ky i fundit kandidatët finalistë diheshin, kurse në rastin e Presidentit, misteri është absolut. Sepse edhe ruajtësi i misterit është absolutist dhe spektakolar.

Ajo që dihet është që shtëpinë e qytetarit nr. 1 të Shqipërisë do ta lërë përfundimisht Ilir Meta dhe në vend të tij do të futet… do t’jua themi pas publicitetit të qeseve plastike. Mos u largoni! 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit