Ndërsa temperaturat rriten, dielli bëhet më i fortë dhe dita zgjatet, kuptojmë se vera tani ka ardhur dhe humori ynë ka ndryshuar.
Hermesi kthehet në rrugë të drejtë dhe yjet lëvizin në mënyrë më të favorshme. Të paktën për disa që do të ndjejnë një rinovim, sidomos në fushën e dashurisë.
Cilat shenja të horoskopit kanë më shumë gjasa të bien në dashuri gjatë verës? Marie Clair flet për tre të tilla.
Dashi
Këtë verë do të jeni në qendër të vëmendjes. Vetëbesimi juaj rritet falë Zeusit që do të jetë në shtëpinë tuaj të 1-rë, atë të vetëvlerësimit dhe në këtë mënyrë tërheq njerëzit që janë të impresionuar nga vetja juaj e vërtetë.
Shoqërohuni me njerëz që e admirojnë temperamentin dhe karakterin tuaj dinamik. Nëse nuk e duroni dot zjarrin, është më mirë të mos luani me të.
Luani
Nuk keni nevojë për yjet për t’ju thënë se vera është stina juaj. Në fund të fundit, ditëlindja juaj po afron dhe ju jeni gati të shkëlqeni. Bëhuni gati për një njohje përtej asaj që dinit dhe mendonit se dëshironit.
Kënaquni me të panjohurën dhe do të krijoni marrëdhënien e stabilitetit dhe pasionit që dëshironi. Jupiteri dhe Saturni ju përgatisin për një verë të nxehtë dhe romantike.
Shigjetari
Nëse ka një shenjë që do të jetojë në maksimum flirtimin e verës, është Shigjetari. Me Zeusin në shtëpinë tuaj të 9-të, atë të argëtimit dhe mirëqenies, padyshim që jeni në humorin e duhur për ngacmime.
Nëse jeni duke kërkuar një romancë, kjo verë është e duhura. Bëhuni gati për dashurie të zhurmshme, puthje të papritura dhe ndoshta edhe disa gabime.