-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Majko “del nga rreshti” dhe i njeh meritën Metës: Ishte surprizë

Kryesoret

Ish-kryeministri Pandeli Majko i ka njohur Ilir Metës meritën për fatin që firmosi nga Turqia dekretin për lirimin nga detyra të Bajram Begajt me qëllim që t’i hapte rrugë kandidimit për President të Republikës. Deputeti socialist tha se Meta nuk e kishte detyrim ta bënte një gjë të tillë, por nisur nga figura e kandidatit, firmosi dekretin.

E kuptoj se ka pak tension. Së pari ju falenderoj si përfaqësues i opozitës jeni në komision. Së dyti po flasim jo për një kandidat anonim, por për një njeri që deri para disa orësh ka mbajtur detyrën e shefit të shtabit të forcave të armatosura. Për të qenë shef shtabi duhet të kalosh disa filtra që as Presidenti nuk i kalon.

Pastaj Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe ai që vendoset shef shtabi ka një investigim. Mbi figurën e tij janë shumë të njohura ato që dikë tjetër janë të panjohura. Kemi të bëjmë me një figurë që ka kaluar të gjitha filtrat e nevojshëm. Të ngiheni në nivelin e asaj që e konsiderohet një surprizë pozitive faktin që presidenti nuk e kishte detyrim duke qenë jashtë vendit të firmoste dekretin për largimin e shefit të shtabit nga detyra.

Gjë që zhbllokoi pengesën e fundit, që ky kandidat të shkojë në seancë për t’u votuar. Presidenti nuk është një dashamirës i shumicës apo kandidaturave që nxjerr, mendoj që pasur parasysh këto, që kemi të bëjmë një personalitet që duhet të largojë dyshimet mbi të kaluarën e tij. Duke mirëkuptuar pozicionin tuaj, ftoj të gjithëve të votojnë kandidaturën” tha Majko.

Por Oerd Bylykbashi sqaroi arsyet se përse e kundërshton. “Po flasim për presidentin, mos i jepni këtë nxitim procesit. Ushtarakët aktivë nuk mund të kandidojnë. Kandidati është depozituar në Kuvend si ushtarak aktiv” tha ai. Megjithatë në fund, PS me votat e saj miratoi emrin dhe ia dorëzoi kuvendit për votim në orën 18:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit