Ministri i Ekonomisë në Gjermanisë, Robert Habeck, do të nisë një turne katërditor në Izrael, territoret palestineze dhe Jordani.
Fokusi i tij kryesor do të jetë përsëri në gjetjen e alternativave ndaj furnizimeve me gaz rus.
Ai do të bisedojë me Qeverinë e Izraelit, do të vizitojë memorialin e Holokaustit Yad Vashem dhe do të takohet me përfaqësues të autoritetit autonom në territoret palestineze.
Më pas ai udhëton për në Jordani, ku do të bashkëkryesojë një konferencë për klimën dhe energjinë e vendeve evropiane, afrikane dhe arabe.
Ai do të vizitojë gjithashtu një bazë ajrore ku janë stacionuar 150 ushtarë gjermanë. Dhe në fund ai do të bëjë një vizitë në kampin e refugjatëve Al-Azrak në Jordani
Fokusi kryesor i bisedimeve të zëvendëskancelarit gjerman në Izrael do të jetë në “bashkëpunimin në fushat e energjisë dhe klimës, si dhe të teknologjisë së lartë”.
Një temë e nxehtë që nuk është në agjendën zyrtare është nëse Gjermania, e cila po kërkon me ethe për një zëvendësim për furnizimet ruse të energjisë, mund të marrë gjithashtu gaz nga Izraeli.