Ramush Haradinaj është rizgjedhur Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe për një mandat katër-vjeçar.
Lajmin e bëri të diutur Lulëzim Blaka nga zyra për informim dhe marrëdhënie me publikut të AAK-së për Kosovapress.
Nga gjithsejt 528 delegatë të partisë, Haradinajt iu ribesua pozita e kryetarit nga 518 prej tyre, me vetëm 2 vota kundër, 3 abstenime dhe 5 vota të pavlefshme.
“Kuvendi i IX Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u përmbyll sot me zgjedhjen kryetar të degës, liderin e pashoq, Ramush Haradinaj. Jemi krenarë që me kryetarin Haradinaj”, shkroi anëtarja e AAK-së Albana Bytyçi në rasten e rizgjedhjes së Haradinajt.