-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta takohet me liderin e opozitës në Turqi: Mik i sinqertë i Shqipërisë

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me liderin e opozitës në Turqi, kreun e Partisë Republikane, Kemal Kiliçdaroglu.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit theksoi se me Kiliçdaroglu diskutuan mbi potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

MESAZHI I METËS

🇦🇱🤝🇹🇷 I ngrohtë dhe miqësor takimi në Stamboll me Liderin e Opozitës në Turqi, Kryetarin e Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu. Kënaqësi të zhvillonim një diskutim të hapur dhe shumë të frytshëm mbi potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Mik i sinqertë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, z.Kiliçdaroglu më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij.

E ftova për një vizitë në Tiranë, të cilën e priti me shumë kënaqësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit