Për arsye ende të panjohura shoferi i një makine ka humbur kontrollin, e për pasojë automjeti pa përfunduar buzë lumit Lanës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.06.2022, në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, shtetasi E. C., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.