-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra teksa po pinte kafe, drejtuesit e Policisë së Shkodrës flasin për ekzekutimin e Naim Bajrit

Kryesoret

Drejtuesit e policisë së Shkodrës teksa kanë dhënë detaje mbi grabitjen e një prej bankave të nivelit të dytë të disa ditëve më parë, janë pyetur edhe mbi vrasjen e bujshme të Naim Bajrit të ndodhur 3 ditë më parë.

Në deklaratën për mediat ku folën për arrestimin e autorëve të grabitjes së bankës në Koplik 3 javë më parë, drejtuesit e policisë së Shkodrës janë pyetur edhe mbi vrasjen e bujshme të  Naim Bajrit të ndodhur 3 ditë më parë.

Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë vrasje, ndërsa vetë drejtuesit e policisë së Shkodrës kanë theksuar se nuk mund të japin asnjë të dhënë pasi ato i përkasin sekretit hetimor.

“Janë mbledhur grupet hetimore dhe vazhdon puna. Detaje më tepër që lidhen me sekretin hetimor nuk mund të shprehem. Ka grupe të dedikuara hetimore të përbëra nga specialistët më të mirë të policisë”, tha drejtuesi i policisë.

Naim Bajri, 68 vjeç u ekzekutua me armë zjarri teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit 3 ditë më parë në qytetin e Shkodrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit