Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Wales dhe Ukrainës, sfidë kjo e vlefshme për finalen e Play Off të Botërorit të Katarit. Rezultati pas 45 minutash është 1-0.Në Cardiff, ngacmimi i parë ishte i miqve ukrainas. Ishte Yaremchuk që pati shansin e artë përballë portierit Hennessy, por tentativa tokazi u kuptua nga “gardiani”, që e neutralizoi menjëherë atë goditje.
Kombëtarja e Page do merrte epërsinë në minutën e 34-të, falë aftësive individuale të Gareth Bale. Ylli në largim i Real Madrid realizon një goditje perfekte dënimi në minutën e 34-të, i ndihmuar sadopak edhe nga devijimi i pafat i Yarmolenkos.