-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania do të furnizojë Ukrainën me sisteme moderne raketash

Kryesoret

Britania njoftoi të hënën se do të furnizojë Ukrainën me një numër të paspecifikuar sisteme moderne raketahedhësish. Njoftimi nga Londra vjen pas vendimit të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar për t’i dërguar Kievit armë të ngjashme. Trupat ukrainase do të trajnohen në Britani gjatë javëve të ardhshme.

Britania po i jep Ukrainës një numër të paspecifikuar sistemesh raketahedhëse të tipit M270. Sistemi në fjalë mund të lëshojnë 12 raketa me preçizion të lartë në më pak se një minutë, drejt një objektivi 80 kilometra larg.

Vendimi i Londrës u koordinua me Uashingtonin, i cili po dërgon në Ukrainë sisteme të ngjashme raketash të tipit M142 që mund të dislokohen me shpejtësi.

Sidharth Kaushal me Institutuin “Royal United Services” shpjegon për Zërin e Amerikës se ndihma e Londrës dhe Uashingtonit i ofron Ukrainës aftësitë për t’u përballur me forcat ruse.

“Këto sisteme raketash do t’u ofrojnë ukrainasve aftësitë e duhura për t’u përballur me disa prej sistemeve ruse me rreze të gjatë veprimi. Raketat me preçizion të lartë mundësojnë gjithashtu vënien në shënjestër të artilerisë ruse”.

Qeveria britanike tha se sistemet e raketave do të ndihmonin forcat ukrainase të mbroheshin përballë sulmeve brutale ruse me artileri me rreze të gjatë veprimi. Javët e fundit forcat e Kremlinit kanë bërë përparime në rritje në rajonin lindor të Donbasit.

“Rusët kanë një avantazh të konsiderueshëm për sa i përket numrit të madh të sistemeve (raketave) që zotërojnë. Mungesat në preçizion i kompensojnë me shumëllojshmërinë e armëve konvencionale”, thotë për Zërin e Amerikës zoti Kaushal.

Kjo duket qartë, qytete të tëra të kthyera në gërmadha.

“Ata goditën këtë zonë me sisteme raketash të lëvizshme”, thotë Mykhailo Strebizh, një komandant i artilerisë ukrainase.

Falë raketave antitank nga Perëndimi, ukrainasit zmbrapsën kolonat e blinduara ruse që shkonin drejt Kievit. Aktualisht natyra e luftës po ndryshon.

“Në këtë distancë raketat antitank nuk ka shumë efektshmëri, pasi tanket ruse nuk afrohen më shumë se 3.5 kilometra”, thotë Ivani, një ushtar ukrainas.

Presidenti Vladimir Putin tha se forcat ruse do të reagojnë nëse Perëndimi e furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi.

“Nëse armët dërgohen, ne do të marrim vendimet përkatëse dhe do të përdorim mënyrat tona shkatërrimtare, për goditjen e objektivave, që ende nuk janë goditur”.

Londra dhe Uashingtoni thonë se kanë marrë garanci nga Ukraina se raketat nuk do të godasin në territorin rus.

Nga ana tjetër, Moksa ka paralajmëruar për “skenarë krejt të padëshirueshëm dhe mjaft të pakëndshëm” nëse ndodh diçka e tillë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit