Liqeni i Fierzës është ngritur në nivelin e 289 metrave, duke ju afruar kuotës maksimale 296 metra. Sipas të dhënave nga Koorporata Energjetike Shqiptare situata në Kaskadën e Drinit është përmirësuar falë prurjeve natyrore por ndërprerja e punës nga Hidrocentrali i Fierzës është faktori kryesor i krijimit të kësaj rezerve ujore për të përballuar kërkesat e energjisë gjatë periudhës së verës. Në liqenin e Fierzës prurjet janë aktualisht 140 m3/s.
Sa i përket prodhimit ditor, në të tre HEC-et e kaskadës së Drinit është 6,065 megavat në orë. Në liqenin e Fierzës prurjet janë aktualisht 140 m3/s, në HEC-in e Komanit 80 m3/s dhe në Vaun e Dejës 10 m3/s. Rezerva energjetike ka arritur 1084 Gigavat në orë. Në Mars rezervat energjetike shënuan nivelet më të ulëta me 313.5 Gigavat në orë.