Raportuesi për Shqipërinë Në CDU, Peter Beyer gjatë konferencës për shtyp në Tiranë është përgjigjur edhe për situatën e krijuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë.
Pasi 3 vende nga Ballkani nuk e lejuan Lavrov të fluturonte drejt Serbisë, Beyer u përgjigj, “Rusia nuk duhet të përzihet në çështjet që nuk i takojnë asaj”.
“Pashë sesi ministri rus u soll dhe reagoi”, tha Beyer duke shtuar më tej se Ballkani Perëndimor duhet të ketë vëmendje dhe është me rëndësi të lartë stabiliteti në rajon.