Gjykata Penale e Apelit dënoi me burgim të përjetshëm 2 shqiptarë të arrestuar gjatë janarit të këtij viti me 324 kilogramë kokainë.
Ata kishin në bashkëpronësi një hotel në Rodos
Operacioni policor u organizua nga Prokuroria e Drogës së Selanikut, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, ndërsa paraprihej informacioni, sipas të cilit, të dy shqiptarët do të shkonin nga Athinë në Selanik për të marrë një ngarkesë kokaine.
Dy shqiptarët, të dënuar me burgim të përjetshëm, mohuan çdo lidhje me drogën. Vetë ata thanë se shkuan në Greqinë Veriore për të blerë disa makina dhe dyshekë për hotelin e tyre, ndërsa emëruan një person të tretë që, siç pretendonin, u ngriti kurth.