-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AKK detyron deputetin e LDK-së dhe Drejtorin e Infektives që të japin dorëheqje nga bizneset private

Kryesoret

Agjencia Kundër Korrupisionit, ka detyruar deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Drejtorin e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Visahj, që të japin dorëheqje nga pozitat në biznese private.

Të dy rastet thuhet se janë mbyllur tashmë, por Agjencia ka paralajmëruar se mund të hapen në cdo kohë, në rast se paraqiten rrethana të reja.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, përveç që ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës ka ushtruar edhe funksionin e Drejtorit dhe Përfaqësuesit të Autorizuar në Biznesin “Gainsight Services” SH.P.K.

Agjencia kundër Korrupsionit kishte filluar hetimet për konflikt të mundshëm interesi.

Mustafa, kishte deklaruar se biznesi në fjalë është pasiv, por se do të ndërmarrë menjëherë veprime për ta shmangur një gjendje të tillë.

“Pas diskutimit dhe ballafaqimit të fakteve, zyrtari i lartë Besian Mustafa është pajtuar me gjetjet e Agjencisë, duke deklaruar njeherit se biznesi në fjalë është pasiv dhe se nuk zhvillon ndonjë aktivitet, por gjithsesi do të ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe konkrete në  mënyrë që të shmang papajtueshmërinë në ushtrimin e funksionit publik”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit