Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka kërkuar që deputeti i PD-së, Edmond Spaho të dal jashtë pasi ai në Kuvend theu etikën.
Spaho: Këta marrin vesh vetëm gjuhën e forcës, nuk dinë gjuhë tjetër këta bastardë.
Balla: Këtu ti del përjashta sot, nuk vjen më sot, një sekondë, atë fjalën e fundit bastard zotëria nuk mund të rri më në këtë sallë. Të ndërpritet seanca dhe të thirret komisioni përkatës. O bëhet njëri shembull, o këtu nuk mund të vijë dikush pas konsumimit të 5 gotave raki dhe të fyejë në këtë far feje.