-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klinaku, Kurtit: Pushtetin e ke, pastro listat

Kryesoret

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se listat e veteranëve duhet së pari të pastrohen, para gjetjes së një zgjidhje për të rritur pensionet kategorisë në fjalë.

Sipas Klinakut, Kurti e ka në dorë të gjithë pushtetin dhe rrjedhimisht ai mund t’i merre dosjet në prokurori e të fillojë t’i pastrojë listat.

Klinaku, ka akuzuar Kurtin për kryeneçësi për të mos ofruar zgjidhje për temën e veteranëve.

“Por, ke kujdes, mos e prek ligjin e tyre, e mos vazhdo me kryeneçësi se veç përplasje ke me pas me ta dhe nuk e kemi ndërmend që të ndalemi. Përgjegjësia do të jetë kryekëput e jotja”, ka thënë Klinaku.

Ndryshe Kurti, duke komentuar protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ligjit për pagën minimale, ka thënë se para vlerësimit të duhur e meritor e material për veteranët, së pari duhet të ketë pastrim të listave të tyre.

Sipas Kurtit, veteranët e luftës meritojnë më shumë se sa një pagë minimale.

“Është e domosdoshme që njëherë ta kemi pikënisje të vërteten dhe më pastaj ta kemi vlerësimin e duhur. Ne e kemi trashëguar një gjendje kur janë fryrë padrejtësisht, gabimisht dhe dëmshëm listat me veteranët e luftës çlirimtare”, ka thënë Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit