Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se ministrja e Financave Delina Ibrahimaj duhet të mbajë përgjegjësi që në kushtet e kësaj krize që ka kapur vendin, vazhdon që të paguajë 90 mijë euro në ditë për inceneratorët, teksa pronarët janë në kërkim pas skemave fantazmë që krijuan.
“Cfarë po ndodh? A ka qeveria një plan tjetër se paketa e rezistencës tre muaj ishte dhe përfundoi? Kur flasim për inceneratorët, unë besoj që gjithkush duhet të mbajë përgjegjësi politike, e para ministrja e Financave.
A i dridhet dora që hedh firmën për 430 milionët eurot, për 90 mijë euro në ditë që vazhdojnë dhe paguhen, kur i jep vetëm 1 mijë lekë në ditë pensionistëve dhe të varfëve, a keni frikë, a u dridhet dora?” pyeti Tabaku.